Aktualitet

Përfshihet nga zjarri ballkoni i banesës në Berat, vajzën e mitur e kishte gjumi në dhomë

Shkruar nga Liberale

Përfshihet nga zjarri ballkoni i banesës në Berat, vajzën e

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në ballkonin e një banese në lagjen “30-Vjetori”, Berat. Në momentin kur ballkoni është përfshirë nga flakët, brenda në banesë ka qenë një fëmijë i mitur në gjumë, i cili fatmirësisht është nxjerrë nga zjarrfikësit.

Mësohet se këta të fundit kanë hapur me forcë derën, duke nxjerrë nga banesa fëmijën dhe më pas kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

Ndërkohë, si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH