Aktualitet

Përfundon tubimi në Beograd, mbi 100 mijë protestues! Qytetarët bashkohen me studentët: Vuçiç ik!

Shkruar nga Liberale

Përfundon tubimi në Beograd, mbi 100 mijë protestues!

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad deri në largimin e Presidentit Aleksandar Vuçiç. Mediat e huaja thonë se dolën në shesh mbi 100 mijë protestues.

Turma e madhe në Sheshin Sllavija të Beogradit nisi të shpërndahej pas 4 orësh, kur studentët që organizuan protestën, njoftuan se ajo ka përfunduar.

Qytetarët e mbledhur në Sheshin Sllavija të Beogradit mbajtën në orët e mbrëmjes 15 minuta heshtje për 15 viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Në këtë qytet të Serbisë, 15 njerëz humbjen jetën nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Studentë, punëtorë dhe fermerë kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili është në pushtet prej 12 vitesh. Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion, vjedhje fondesh dhe fshehje të së vërtetës nëpërmjet ndërhyrjes në gjyqësor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH