Aktualitet

Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

Shkruar nga Liberale
Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare.

Sinodi i Shenjtë zgjodhi Metropolitin e Korçës për të zëvendësuar Anastas Janullatos, i cili e mbajti këtë post për 33 vite.

Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në një spital në Athinë.

Ai mbylli sytë përgjithmonë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve, ndërsa ndodhej prej javësh nën kujdesin e mjekëve në spital.

Joan Pelushi ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”.

Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH