
Dy makina janë përfshirë në një aksident të fuqishëm mëngjesin e kësaj të diele në Kodrën e Rrushbullit në Durrës.
Një automjet tip “Wolksvagen” dhe një tjetër tip “Ford” janë përplasur kokë më kokë, ndërsa dy drejtuesit e tyre janë plagosur dhe kanë përfunduar në spital.
Mësohet se njëri nga shoferët, kokretisht drejtuesi i “Ford”-it ka mbetur i bllokuar në makinë dhe është dashur ndëhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë.
Të dy drejtuesit janë dërguar me autoambulancë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.