
Haxhi Thaçi ishte i shtruar në spital, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Lajmi është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Lajmi për ndarjen nga jeta të babait të tij vjen vetëm pak ditë pas vizitës së Thaçit në Kosovë, një vizitë që kishte marrë kohë të miratohej nga Gjykata Speciale, pavarësisht natyrës urgjente dhe humanitare të kërkesës.
Thaçi, i cili prej nëntorit të vitit 2020 ndodhet në paraburgim në Hagë, ishte rikthyer në Kosovë më 13 mars për një vizitë të shkurtër, për të parë të atin e tij të sëmurë rëndë.
Kjo ishte vizita e tij e parë në Kosovë pas më shumë se një viti, pasi kërkesat e tij të mëhershme për një leje të tillë ishin refuzuar disa herë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Vizita e ish-presidentit u mbajt nën masa të rrepta sigurie.