
Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Tragjas të Vlorës, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta.
Tre mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e tij.
Situata është e vështirë për shkak të kushteve atmosferike, por deri tani, nuk ka pasur raportime për rrezik për banesa apo objekte të tjera.
Zjarri ka prekur kryesisht ullishte, shkurre dhe pemëtari.