Aktualitet

Përfshihet nga flakët xhamia në Bulqizë, zjarri ra pak minuta pasi besimtarët përfunduan faljen

Shkruar nga Liberale

Përfshihet nga flakët xhamia në Bulqizë, zjarri ra pak

Një xhami në Shupenzë të Bulqizës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe për pasojë ëshë djegur në një pjesë e madhe e objektit fetar.

Zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga xhamia.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vërtetë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH