Një banesë në fshatin Gajush, në rrugën e Burgut në Lezhë, është përfshirë nga flakët, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt dhe në momentin e zjarrit brenda shtëpisë ndodhej çifti i bashkëshortëve të moshuar dhe fëmija.
Bëhet me dije se ata kanë pësuar probleme shëndetësorë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë, zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të shuar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e rënies së zjarrit.