Kryeministri Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga Parku Kombëtar i Malit të Dajtit.
Ai e përshkruan Malin e Dajtit si “një mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës duke ofruar mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme”.
"MIRËMËNGJES
dhe me Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, një mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës duke ofruar mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme, ju uroj një të diel të qetë."- ka shkruar Rama.
Mali i Dajtit 22.4 kilometra larg qendrës së Tiranës dhe i pozicionuar në lartësinë 1 613 metra mbi nivelin e detit, është një ndër atraksionet e mrekullueshme dhe shumë i preferuar për vizitorët dhe turistët e huaj.