
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga fusha e vjetër në Gjirokastër, ku do të ndërtohet aeroporti i ri i jugut.
Ai thotë se gara për aeroportin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.