Aktualitet

"Ose ne ose ju", banorët e Hotolishtit me arkivol në protestë ( ÇFARË PO PARALAJMËROJNË?)

Shkruar nga Liberale

"Ose ne ose ju", banorët e Hotolishtit me arkivol në

Banorët e Hotolishtit, të Bashkisë Librazhd kanë zgjedhur një formë të veçantë proteste sot, duke sjellë një arkivol në tubimin e tyre.

Prej disa ditësh ata po protestojnë për projektin e ri të rrugës Elbasan-Qafë Thanë, i cili kalon përmes fshatit duke e ndarë në dysh, por i cili prish me dhjetëra shtëpi. 

“Hotolishti është gati të përgjigjet, ose ne, ose ju”, shkruhet në një pankartë të vendosur pranë arkivolit, si një shenjë paralajmërimi që protesta e tyre mund të përshkallëzohet në ditët në vijim. 

Banorët janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Protesta është shoqëruar me tensione, ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë.

Ata janë ulur në mes të rrugës, ndërsa u janë bashkuar edhe fëmijët. Ata kanë kërkuar takim me zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila pak ditë më parë kishte deklaruar se do të shkonte, por më pas e anuloi takimin me ta çka ka revoltuar edhe më tepër banorët. Këta të fundit kërkojnë shpronësime me çmime tregu dhe ndërtimin e tunelit në mënyrë që fshati të mos cenohet nga projekti i Korridorit VIII.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH