Aktualitet

Moti 'ekstrem' në qarkun e Kukësit/ Bllokohet rruga nga rënia e gurëve, 70 familje pa energji elektrike

Shkruar nga Liberale

Moti 'ekstrem' në qarkun e Kukësit/ Bllokohet rruga nga

I gjithë territori i qarkut është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve, për shkak të reshjeve të shiut, ka pasur rënie të gurëve dhe inerteve në akset “Bajram Curri-Valbonë”, “Dushaj-Lekbibaj” dhe “Sopot-Kam Tropojë”. Rruga “Bajram Curri-Valbonë” është bllokuar për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, ndërsa në terren janë ekipet që po punojnë për pastrimin e aksit.

Si pasojë e motit të keq, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për 70 familje në njësitë administrative, Malzi, Kolsh dhe Surroj në Kukës si dhe njësinë administrative Fajza të bashkisë Has.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH