Aktualitet

MOT i freskët dhe i paqëndrueshëm, sa pritet të shkojnë temperaturat këtë të premte

Shkruar nga Liberale

MOT i freskët dhe i paqëndrueshëm, sa pritet të shkojnë

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, parashikohet që gjatë pasdites të ketë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin, sërish më të dukshme shirat priten në veri të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 26°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit. Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet gjatë pasdites; me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim 4 ballë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH