Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku për pasojë një i ri ka përfunduar në spital.
Sipas policisë një mjet ka përplasur drejtuesin e motorit, shtetasin E.D, 27 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 27 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.