Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Deputetja opozitare e listës së mbyllur të 'Aleancës Madhështore', përfaqësuese e PDIU-së, Mesila Doda, ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto nga QSUT.
Doda njofton se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ajo falënderon stafin e mjekëve dhe është shprehur se është ndjerë sikur të ishte shtruar në një strukturë spitalore europiane.
“Sot, pas një ndërhyrjeje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij: dr. Drini Shehu, dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin te mjekësia publike në Shqipëri. Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra!!!”, ka shkruar Doda.