Aktualitet

Trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri gjendet pas 6 ditësh kërkimesh në Klos

Shkruar nga Liberale.al

Trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri gjendet pas 6 ditësh

Pas një periudhe intensive kërkimesh, trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e njohur si "Qafa e Burrelit", në afërsi të fabrikës së përpunimit të kromit në Klos. Ai kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 3 maj, pas një rrëshqitje masive dheu që ndodhi gjatë punës së tij me një eskavator në një stog minerali.

Në momentin e aksidentit, Beshiri ishte duke punuar në një distancë rreth 2 km nga vendi i rrëshqitjes. Si pasojë e masivit të dheut dhe inerteve që e mbuluan, ai mbeti i bllokuar nën to. Pas 6 ditësh kërkimesh të pandërprera nga forca të shumta të emergjencës dhe ndihmës, trupi i tij u gjet i pajetë.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH