Aktualitet

Mbante armë në garazh, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Mbante armë në garazh, arrestohet 45-vjeçari në

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi mbante të fshehur armë zjarri në garazhin e tij.

Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për t’i vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.

Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së 45-vjeçarit.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH