Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të mos hapë hetim ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.
Vendimi vjen pas një ankese të SPAK, që kundërshtoi urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të nisur hetimet për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Ankesa e SPAK u pranua nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, duke çuar në shfuqizimin e vendimit të mëparshëm.
Kallëzimi penal ishte bërë nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me përfitimin e një investimi strategjik. Por Apeli vendosi të rrëzojë ankesën dhe të mos hapë hetim penal për Xhaçkën dhe Gaçin.