Aktualitet

KPK shkarkon Agron Zhukrin, gjyqtari që i dha Berishës vulën e PD-së

Shkruar nga Liberale

KPK shkarkon Agron Zhukrin, gjyqtari që i dha Berishës vulën e

KPK shkarkon Agron Zhukrin, gjyqtari që i dha Berishës vulën e PD.

Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë Sali Berishës e grupit të Rithemelimit ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë. Saga gjyqësore e vulës ende nuk ka përfunduar e aktualisht procesi vijon në gjykatën e Apelit.

Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen i cili kreu dhe procesin e vetingut.

Në seancën e dëgjimore që u mbajt më 17 prill Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve. Seanca dëgjimore zgjati rreth 5 orë e gjysmë. Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar një pamundësi në shumën 21 milionë lekë për periudhën para vitit 2003 dhe 72 milionë lekë për vitet në vijim.

Trupi gjykues i KPK që shqyrtoi dosjen e Agron Zhukrit, gjyqtari i përfaqësua nga djali i tij avokat.

KPK shkarkon Agron Zhukrin, gjyqtari që i dha Berishës vulën e

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH