Aktualitet

Kishte kthyer banesën në një shtëpi bari, arrestohen në Fier 63-vjeçari dhe një punonjës i OSHEE-së

Shkruar nga Liberale

Kishte kthyer banesën në një shtëpi bari, arrestohen në

Në fshatin Vadhizë të Fierit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për përdorimin e llambave dhe pajisjeve të tjera elektrike u përdor një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës u sekuestruan 41 bimë kanabis sativa, 57 fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike të përpunuar, 784 fara kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike për ndriçim dhe ngrohje, përfshirë panele elektrike, llamba, ventilatorë dhe aspiratorë.

Në këtë operacion u arrestua pronari i banesës, 63-vjeçari I. G., i cili kishte organizuar kultivimin në ambientet e tij, si dhe një punonjës i OSHEE-së, 61-vjeçari R. M., për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar veprimtarinë kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë.

Materialet e mbledhura iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH