Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO jep vendimin për Lefter Kokën

Shkruar nga Liberale

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO jep vendimin për Lefter Kokën

Gjykata e Posaçme shpalli sot vendimin për inceneratorin e Tiranës dhe dënon me 3 vite burgim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Vendimi u shpall sot nga trupa gjykuese, teksa ish-zyrtari i lartë ishte hetuar, arrestuar, gjykuar dhe dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Gjykata e Posaçme ka vendosur 3 vite burg për Lefter Kokën, që ulet në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënimi ndaj Kokës për këtë çështje shuhet pasi është shlyer prej periudhës së qëndrimit në paraburgim. Por ish-ministri i Mjedisit nuk përfiton lirinë pasi ndaj tij rëndojnë akuzat edhe dosjet e tjera të inceneratorëve.

Vendimi i GJKKO

Lefter Koka – 2 vjet burg

Bledar Karoli – Dënohet përfundimisht me 2 vjet

Erjon Murataj – 2 vite burgim

Taulant Tusha – 2 vite burgim

Namik Simixhiu – 2 vjet burgim. I hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike 5 vjet

Valbona Ballgjini – 2 vite burgim (Pezullohet dënimi dhe vihet në shërbim prove)

Jetmir Llapaj – Pafajësi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH