Aktualitet

Aksident me vdekje në Golem/ Makina përplas kalimtaren që po kalonte trafik ndarësen

Shkruar nga Liberale

Aksident me vdekje në Golem/ Makina përplas kalimtaren që po

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Golemit, në Durrës. Mësohet se një mjet ka përplasur një kalimtare, e cila po kalonte trafik ndarësen në autostradë.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili e përplasi teksa po parakalonte është shoqëruar në komisariat. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH