Aktualitet

Çiljeta Xhilaga mes mbështetësve të Erion Veliajt duke pritur VENDIMIN e GJKKO-së

Shkruar nga Liberale

Çiljeta Xhilaga mes mbështetësve të Erion Veliajt duke

Këtë të mërkurë po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Mbështetës të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë përpara ambienteve të GJKKO-së të cilët kanë bërë thirrje të vazhdueshme: “Lali, heroi jonë, Lali Eri”.

Mes mbështetësve është e pranishme dhe këngëtarja shqiptare Çiljeta Xhilaga.

Qytetarët shprehen të bindur se do qëndrojnë në mbështetje të Erion Veliajt, deri në dhënien e një vendimi ndaj tij.

Mbështetësit janë mbledhur për herë të dytë që prej orës 16:30, ndërkohë seanca ka nisur që në orën 13:30 dhe u shty me 5 orë pas kërkesës së avokatëve të Veliaj që kërkuan kohë të njihen me fashikujt e prokurorisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH