Sociale

HISTORIA e Gjystes: Nga dentiste në taksiste (6 vite pa patentë)

Shkruar nga Liberale

HISTORIA e Gjystes: Nga dentiste në taksiste (6 vite pa patentë)

Flori Gjini dhe kamera e “Real People” udhëtuan drejt Lezhës në fshatin Blinisht.

Aty takuan Gjysten e cila prej 22 vitesh punon si taksiste. Ajo e priti me të qeshura dhe një shkop në dorë Florin duke u shprehur se kishte qenë ëndrra e saj që ta takonte. Flori i tha, se për të ishte hera e parë që vinte në fshatin e saj ndërsa zbuloi dhe një sekret të Gjystes e cila i tregoi atij se e kalonte kohën e lirë duke shkruajtur dhe se kishte botuar 15 libra me poezi.

Ajo i tregoi se e kreu shkollën për stomatologji në qytetin e Vlorës dhe e ushtroi profesionin si dentiste deri në vitin 1997, duke qenë dentistja e parë femër në zonën ku punonte. Tani, Gjystja ka 17 vite që bën një profesion të veçante për gratë, pasi punon si taksiste, dhe ndër të tjera tregoi një sekret, që për një periudhë 6-vjeçare ajo kishte drejtuar makinën pa patentë.

“Për 6 vite i dhashë makinës pa patentë, isha grua dhe nuk para më ndalonin, gabime nuk bëja ndërsa një ditë e pyeta një polic, se çfarë masash kishte po të ecje pa patentë…”, tregoi episodin me policin dhe reagimin e tij. Gjystja tregon se normalisht policin e çoi në destinacion dhe nuk i mori as para, pasi ai po shkonte në punë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH