Aktualitet

Hapet gara për drejtuesit e rinj të policisë, në postet e larta edhe GRATË

Shkruar nga Liberale

Hapet gara për drejtuesit e rinj të policisë, në postet e

Sot është hapur gara për drejtues të Policisë së Shtetit, drejtuesit e qarqeve, si dhe shefave të komisariateve.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë një takimi informal me gazetarët pohoi se një risi do të jetë dhënia e posteve drejtuese vajzave apo grave të cilat përmbushin kriteret për të marrë këtë pozicion.

Për ministrin Hoxha mbyllja e konkursit të gradave për një kohë të gjatë ishte penalizuese për brezin e ri, pasi me hapjen e tyre iu jepet mundësia të marrin poste drejtuese.

Po ashtu një tjetër kriter për drejtuesit e rinj është edhe komunikimi me publikun për të cilin do të testohen.

Hoxha u ndal edhe tek tre objektiva të cilët janë:

1.Ndryshimi i gjeneratave në polici përmes konkursit sipas ligjit të ri.

2.Projekti Smart City i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimit të trafikut rrugor përmes vezhgimit dixhital.

3.Gjithashtu u ndal edhe tek kompania IdentiTek ku qytetarët do të kenë mundësinë të kenë pasaporta ose kartë identiteti dixhitale duke iu krijuar lehtësira në marrjen e shërbimeve.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH