Aktualitet

Fluks i madh në kufirin Kosovë-Shqipëri: Emigrantët dhe turistët kthehen për pushime

Shkruar nga Liberale.al

Fluks i madh në kufirin Kosovë-Shqipëri: Emigrantët dhe

Pasditja e kësaj të mërkure ka sjellë fluks të madh të udhëtarëve në pikën kufitare të Vërmicës dhe në Rrugën e Kombit. Shumë emigrantë kosovarë po kthehen në vendlindje për pushimet verore, ndërsa edhe turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë po kalojnë kufirin për të parë nga afër Kosovën.

Sipas Doganës së Kosovës, nga data 1 deri më 15 korrik 2025 janë regjistruar mbi 367 mijë dalje nga Shqipëria drejt Kosovës – një rekord i ri që tregon lëvizje të larta sezonale. Në të njëjtën periudhë, mbi 300 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri për të kaluar pushimet në bregdet.

Rruga e Kombit po përdoret masivisht si lidhje kryesore mes dy vendeve, duke sjellë edhe ngarkesë në trafik. Autoritetet në pikën kufitare të Vërmicës kanë hapur të gjitha sportelet dhe po aplikojnë procedura të shpejtuara për të përballuar fluksin. Megjithatë, pritjet në kufi janë të pashmangshme, sidomos për ata që udhëtojnë me makina me targa të huaja.

Një trend i ri këtë verë është rritja e numrit të turistëve nga Turqia, të cilët kalojnë përmes Kosovës për të pushuar në bregdetin shqiptar, për shkak të çmimeve më të lira krahasuar me Turqinë.

Destinacionet më të preferuara për pushime mbeten Durrësi, Shëngjini, Velipoja dhe bregdeti i jugut, ku çdo ditë mbërrijnë mijëra vizitorë.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH