Një i burgosur është arratisur gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i cili është dënuar për dhunë në familje.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit në fjalë.
Forcat policore po verifikojnë edhe mundësinë që persona të tjerë mund t'i kenë ardhur në ndihmë gjatë arratisjes nga ambientet e burgut.