Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Tiranë, ku raportohet se një polic i burgjeve i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri paraditen e sotme.
48-vjeçari Genci Aliaj është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, në rrugën “Shefqet Musarai”.
Ngjarja raportohet rreth orës 11:00, ndërkohë që ende nuk dihet shkaqet e vendimit tragjik të punonjësit të policisë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave për të dy rastet.