Drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu, është shkarkuar nga detyra pas akuzave për dhunë ndaj ekonomistit të institucionit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 shkurt, kur Shehu dyshohet se dhunoi me sende të forta shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, duke i shkaktuar plagë në ballë me kapëse letrash.
Ky incident i ka shtuar problemeve të drejtoreshës Shehu, e cila dyshohet të ketë qenë përfshirë edhe në situata të tjera të ngjashme gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë. Pas këtij akti të dhunshëm, Shehu u shpreh me fjalor banal dhe kërcënues ndaj një prej anëtarëve të stafit që i dërgoi mesazh për kritikën mbi sjelljen e saj.
“Sot drejtoresha spitalit Peshkopi Irini Shehu (tmerri Spitalit) na bëri mbledhje dhe na kërcënoi tanëve për rrjetet sociale. Shiko ça me tha tani i shkrujta e provokova”, thuhej në mesazhin e anëtarit të stafit.
“Do t’jua pi gjakun k*rva”, i shkruan Irini Shehu, teksa shtoi se “nuk ka bir k*rve të më heqë mua nga aty”.