Aktualitet

Çarja e digës në Klos, rreth 800 persona në operacion për gjetjen e 29-vjeçarit

Shkruar nga Liberale.al

Çarja e digës në Klos, rreth 800 persona në operacion


Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar për gjetjen e  29-vjeçarit, Ardit Beshiri, që u përpij nga uji dhe inertet pas një çarje të digës në Klos, në verilindje të Shqipërisë. Diga ka shpërthyer mëngjesin e së dielës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në zonë.

Për shpëtimin e të riut, janë angazhuar rreth 800 persona, përfshirë forca të Policisë së Shtetit, ushtarë, zjarrfikës dhe ekipet e emergjencave civile. Operacioni i shpëtimit është komplikuar nga sasia e madhe e ujit dhe inerteve që kanë mbuluar zonën pas çarjes së digës. Kërkimet janë të vështira, pasi terreni është i rrezikshëm dhe ende ka mundësi për përmbytje të tjera.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH