Aktualitet

Akuza për korrupsion/ GJKKO dënon me 10 muaj burg "Rrumin e Shijakut"

Shkruar nga Liberale

Akuza për korrupsion/ GJKKO dënon me 10 muaj burg "Rrumin e

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon, i njohur, me nofkën Rrumbi i Shijakut’, në lidhje me akuzën për korrupsion. 

Ndonëse SPAK kërkoi dënimin me 3 vite heqje lirie, por ne fund gjykata e denoi me 1 vit e 3 muaj burg, por për shkak të gjykimit te shkurtuar iu ul një e treta e këtij dënimi.

Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se Aleksandër Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekë dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronësie.

Sipas SPAK, Laho e ka dhënë ryshfetin për mos ankimin në Apel të një çështje lidhur me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Laho mbeti i plagosur në vitin 2019-te, në atentatin që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Në atë kohë atij iu sekuestrua telefoni nga ku rezultoi një video, ku ai po komunikonte me një zyrtar të avokaturës se shtetit për rastin korruptiv.

Kjo është pranuar edhe nga Kërçuku, që është dënuar me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH