Kronikë

Aksidenti TRAGJIK në Pishkash, kjo është 20-vjeçarja që mbeti viktimë e përplasjes (Emri)

Shkruar nga Liberale

Aksidenti TRAGJIK në Pishkash, kjo është 20-vjeçarja

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnatës në aksin Përrenjas-Librazhd, ku ka humbur jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani.

Ajo ishte pasagjere në një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili drejtohej nga Zef Sinani, 34 vjeç, dhe përplasi një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Sinani ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor për dëmtime të shumta.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara në një kthesë të rrezikshme në Pishkash.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH