Aktualitet

Aksident i RËNDË/ Pësoi arrest kardiak dhe u përplas me një automjet tjetër, humb jetën 58-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË/ Pësoi arrest kardiak dhe u përplas me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën.

Policia njofton se 58-vjeçari ka humbur drejtimin e automjetit pasi ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë është përplasur me dy automjete të parkuara.

Shkodër/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.

Shtetasi T. Z, është transportuar në spital por ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH