Aktualitet

Aksident i RËNDË në aksin Fushë-Krujë – Tiranë/ Përplaset për VDEKJE një këmbësore

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në aksin Fushë-Krujë –

Një aksident i rëndë është ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë-Krujë – Tiranë, në afërsi të urës së Tapizës.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje edhe një këmbësore.

Edhe pse ndërhyrja e ambulancës ka qenë e menjëhershme, ndihma ka rezultuar e kotë, pasi e moshuara – identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur për shkak se nuk ka qenë e pajisur me dokumente identifikimi – ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, janë ndaluar dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident, të cilët po merren në pyetje nga autoritetet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH