Rihanna më në fund ka thyer heshtjen muzikore. Por, ajo që nisi si një lajm që “shpërtheu” rrjetin, përfundoi me një valë zhgënjimi.
Këngëtarja 37-vjeçare, e cila nuk ka publikuar një album që prej Anti në vitin 2016, njoftoi se këtë të premte do të publikohet kënga e saj e re “Friend of Mine”. Por, ajo çfarë shumë fansa nuk e prisnin, ishte fakti që kënga nuk është pjesë e albumit të shumëpërfolur “R9”, por thjesht një këngë për kolonën zanore të filmit të animuar Smurfs 2, ku Rihanna i jep zërin personazhit të Smurfette.
Ndërkohë reagimet në rrjet ishin: “Menduam se po vinte R9, po na erdhi një këngë për Smurfs”, shkroi një përdorues në X (Twitter). Të tjerë e quajtën një “tallje kolektive me ndjenjat tona”, ndërsa dikush u shpreh troç: “Na jep ‘What’s My Name’, jo këngë për kukulla blu!”
Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë: Rihanna është zyrtarisht në rikthim. Dhe ndonëse aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të tretë me A$AP Rocky, ajo ka deklaruar se shtatzënia nuk do të ndikojë në kthimin e saj në muzikë.