Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në qytetin e Memaliajt.
Një 24-vjeçar ka humbur kontrolli e automjetit duke u përplasur me një mjet tjetër, të parkuar anash rrugës.
Sipas policisë, dy pasagjerë kanë marrë lëndime dhe janë transportuar për ndihmë në spitalin e Gjirokastrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.