Aktualitet

"Ka ende largim të trurit", Ambasadori Gonzato: Garancia për fëmijët, program kyç! Objektivi deri në 2030, ulja e numrit të tyre në varfëri

Shkruar nga Liberale

"Ka ende largim të trurit", Ambasadori Gonzato: Garancia për

Po mbahet këtë të mërkurë Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato tha se një nga objektivat që duhet të arrihet deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo rrezik nga përjashtimi social

"Kur punojmë për politikat dhe strategjitë një nga pyetjet është nëse po bëjmë sa duhet për të rinjtë, a po u japim mundësinë për të arritur suksesin, kjo është e rëndësishme për rajonin  për të cilin ka ende largim të trurit. Objektivi ynë është një Europë e fortë sociale, e cila nuk ka të bëjë vetëm me disiplinën financiare por edhe me pabarazinë, një nga objektivat që duhet të arrihet deri në 2023 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo rrezik nga përjashtimi social. Të paktën 5 milionë s’duhet të jenë më në varfëri, ne e shikojmë garancinë për fëmijët një nga programet më kyçe për të përmirësuar."- u shpreh Gonzato.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH