Aktualitet

Shpërthen bombola, 62-vjeçari me djegie të rënda dërgohet te Trauma

Shkruar nga Liberale
Shpërthen bombola, 62-vjeçari me djegie të rënda

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Stajke në Vaun e Dejës duke lënë një person me djegie të rënda.

Policia bën me dije se nga pakujdesia ka marrë flakë bombola dhe një 62- vjeçar me inicialet F.L, që u përpoq të fikte flakët, pësoi djegie të rënda.

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrê zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH