Aktualitet

"Show" me pistoleta dhe drogë në rrjetet sociale, arrestohen vëllezërit dhe babai i tyre

Shkruar nga Liberale
"Show" me pistoleta dhe drogë në rrjetet sociale, arrestohen

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka realizuar një operacion të koduar “Investigation”, ku në fokus ka pasur goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Mësohet se vëllezërit F.M 18 vjeç dhe E.M, 21 vjeç kanë postuar në rrjetet sociale video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike. Për pasojë ndaj tyre nisi një hetim që përveç tyre vuri në pranga edhe babain, një 50-vjeçar me iniciale G.M.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet”, thuhet në një njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH