Letërsi

Leteratura vjen sot me: Shkrimtarë mbi shkrimtarët, dhe shkrimtarë

Shkruar nga Liberale
Leteratura vjen sot me: Shkrimtarë mbi shkrimtarët, dhe

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me titullin “Shkrimtarë mbi shkrimtarët, dhe shkrimtarë”, në rubrikën e përjavshmeRock- rrëmujë”Loer Kume.

“Sidoqoftë, shkrimtarët janë pasojë e njëri - tjetrit dhe e miliona mënyrave të rrëfimit. Ndërsa po shkruaj një libër tani, mbi dëshirën për të mos vdekur, mbi udhën e njeriut drejt jetës, drejt dëshirës për pavdekësi, e dëshpërimin e tij që jeta është e përkohshme, por nga ana tjetër kjo është ajo që bën njeriun atë që është. Ndërsa shkruaj këtë, më ngulmon ndërgjegjia që këtë temë e kanë lëvruar 4000 vjet përpara, në Epin e Gilgameshit.”

Artur Spanjolli sjell një kritikë me titull ""Kutia e Aghathe Christie" e Mira Meksit".

"Magjepsja nga bëmat e historisë shqiptare, të heronjve dhe intelektualëve të saj shkon deri në adhurim, teksa shkrimtarja ka rindërtuar një figurë të madhe intelektuale të dheut tonë - Mid’hat bej Frashëri."

Leteratura vijon me rubrikën "Recensë", nga Rei Hodo me titull "Për një ditë, edhe unë lustraxhi...".

Qasje mbi përmbledhjen me skica “Lustraxhiu”, nga Doranin Agalliu

në disiplinën e historisë së dokumentuar, nis të reagojë dhe ajo që mund të quhet letërsi.

“Kënga e Orlandit”, “Kënga e Gulielmit” dhe “Pelegrinazhi i Karlit të madh”, mrekullojnë një kontinent të tërë, u japin njerëzve një vetëdije tjetër, vezulluese dhe tronditëse njëkohësisht.

Vijojmë me një tjetër "Recensë", nga Mark Simoni me titull "Historia e vjetër është histori kalorësie".

“Viti 800 është ndoshta pragu që e ndan biografinë e kalorësisë; del nga legjenda e miti dhe futet në disiplinën e historisë së dokumentuar, nis të reagojë dhe ajo që mund të quhet letërsi.”

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH