Aktualitet

Shkodër/ 36-vjeçari aksidentohet për vdekje

Shkruar nga Liberale
Shkodër/ 36-vjeçari aksidentohet për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Liria në Shkodër.

Një makinë është përplasur me një motoçikletë e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit E. L. 36 vjeç.

Më datë 16.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH