Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Me vendim të Këshillit të Ministrave vendin e tij e ka zënë Altin Basha, regjizor i emisionit Portokalli në televizionin Top Channel.
VKM-ja e datës 2 dhjetor 2020 është firmosur nga zëvendëskryeminsitri Erion Braçe.
Pak kohë më parë, Altin Basha u largua nga posti i regjisorit të programit “Portokalli”, post të cilin e mbante prej 17 vitesh.
Vlen të kujtohet se Altin Basha ka qenë një prej tre artistëve që u takuan me Veliajn, në korrik 2018, për të ndërmjetësuar një takim me grupit të artistëve që kundërshtonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe bashkië e qeverisë.