Aktualitet

SHIFRA E DITËS: As në punë, as në arsim dhe as në trajnim, të rinjtë “dembelë”, Shqipëria me dyfishin e BE-së

Shkruar nga Liberale

Aranit Muraçi

Shqipëria numëron dyfishin e të rinjve të vendeve të BE-së në raport me popullsinë, të cilët aktualisht nuk janë as në punë, as në shkollë dhe as në ndonjë trajnim, ose siç edhe ata njihen ndryshe; të rinjtë “dembelë”.  Në rajon vendi ynë ka treguesin më negativ, ndërsa Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që e ka më të ulët këtë tregues, krahasuar me mesataren e BE-së.

Në vitin 2022, më shumë se një në dhjetë (11.7%) të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç në BE nuk ishin as në punë, as arsim apo trajnim (NEET) , duke treguar një rënie prej 1.4 pikë përqindjeje (pp) krahasuar me vitin 2021.

Gjatë dekadës së fundit, ka pasur një rënie të ndjeshme në përqindjen e të rinjve NEET. Në vitin 2012, BE-ja regjistroi një normë prej 16.0%, e cila arriti kulmin në vitin 2013 (16.1%) dhe më pas filloi në një rënie të qëndrueshme. Një përjashtim ka ndodhur në vitin 2020, kur treguesi arriti në 13.8% gjatë pandemisë (nga 12.6% në 2019), por që nga ajo kohë, vazhdoi trendin në rënie, duke arritur në 11.7% në vitin 2022.

Ulja e kësaj norme është një nga objektivat e Organizmit Evropian të të Drejtave Sociale. Qëllimi i saj  është të ulet përqindja e të rinjve NEET të moshës 15-29 në 9% në vitin 2030.

Në të gjithë vendet e BE-së, pati variacione të mëdha në vitin 2022 kur shikoheshin normat (NEET) për grup-moshën 15-29 vjeç. Përqindja e (NEET) në BE varionte nga 4.2% në Holandë në një pjesë pothuajse 5 herë më të lartë në Rumani (19.8%).

Të dhënat tregojnë se, në vitin 2022, një e treta e anëtarëve të BE-së ishin nën objektivin e vitit 2030 prej 9%, përkatësisht Holanda (4.2%), Suedia (5.7%), Malta (7.2%), Luksemburgu (7.4%), Danimarka (7.9%), Portugalia (8.4%), Sllovenia (8.5%), Gjermania (8.6%) dhe Irlanda (8.7%).

Në shumicën e anëtarëve të BE-së, kishte dallime midis përqindjeve të grave dhe burrave të rinj (NEET). Në vitin 2022, 13.1% e grave të reja të moshës 15-29 vjeç në BE ishin (NEET), pra as në punë, as në arsim dhe as në trajnim, ndërsa përqindja përkatëse midis të rinjve ishte 10.5%.

Normat më të ulëta të (NEET) për të rejat dhe të rinjtë ishin në Holandë: 3.8% për të rinjtë dhe 4.6% për të rejat.  Në të kundërt, norma më e lartë NEET për meshkujt u regjistrua në Itali (17.7%), me më të lartat për femrat në Rumani (25.4%).

Në katër vende të BE-së, përqindjet e femrave të reja (NEET) ishin më të ulëta se përqindja e meshkujve: Luksemburgu (6.9% gra kundrejt 7.9% meshkuj), Finlanda (8.8% ndaj 10.3%), Belgjika (9.1% ndaj 9.3%) dhe Estonia. (9.2% kundrejt 11.9%).

Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme të INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë të grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk ishin as në punë as në shkollë dhe as në trajnim, ishte 21,5% në 3-mujorin e fundit 2022 dhe rreth 20.7% për vitin 2022. Ndërsa Eurostat nuk e ka përfshirë Shqipërinë në të dhënat e saj, sipas agjencisë Europiane të Statistikave, në Serbi papunësia tek grup-mosha 15-29 vjeç ishte 8.6% në vitin 2022. Kurse në Maqedoninë e Veriut ky tregues ishte 14% në 2020, në Malin e Zi 13.8% në vitin 2020.  /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH