Aktualitet

Sherri me dy të plagosur në lokalin në Maliq, policia zbardh detajet

Shkruar nga Liberale
Sherri me dy të plagosur në lokalin në Maliq, policia zbardh

Policia e Korçës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur dje në Maliq, ku mbetën të plagosur dy persona.

Sipas bluve, është arrestuar autori i kësaj ngjarje, pas një sherri në një lokal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa më tej theksohet se, “nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e brendshme të një lokali, ka goditur me thikë shtetasin B. P., 39 vjeç, si dhe ka dëmtuar fizikisht shtetasin I. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH