Aktualitet

Vëllezërit shqiptarë shkojnë të armatosur në shtëpinë e 53-vjeçarit, e vrasin atë dhe i plagosin djalin

Shkruar nga Liberale
Vëllezërit shqiptarë shkojnë të armatosur në

Një ngjarje e rëndë, gati barbare dhe me pasoja fatale ka ndodhur në zonën e Kasandrës, Greqi. Një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi është sulmuar egërsisht nga dy vëllezërit shqiptarë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:00 të enjten e kaluar, kur dy vëllezër nga Shqipëria, 27 dhe 47 vjeç, kanë shkuar jashtë shtëpisë së viktimës dhe kanë nisur një episod grindjeje të egër me fëmijët e tij, djalin e tij 24 vjeç dhe vajzën 18 vjeçare.

Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë 24-vjeçarin dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i marrë jetën. Kur 53-vjeçari i pafat u transportua me autoambulancë në spital, ishte vonë për të dhe u konstatua i vdekur.

Dy vëllezërit e moshës 27 dhe 47 vjeç u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë dhe u dërguan në Prokurorinë e Polygyros. Pa pranimit të krimit, ata janë cilësuar të burgosur të përkohshëm dhe janë transferuar në burgjet e Nigritës./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH