Aktualitet

Shërbimi delivery/ Inspektorja: Virusi nuk përhapet përmes ushqimit

Shkruar nga Liberale
Shërbimi delivery/ Inspektorja: Virusi nuk përhapet përmes

Inspektorja e AKU, Yllka Allaraj, ka folur për masat e ndërmarra nga institucioni ku ajo punon për monitorimin e tregjeve, supermarketeve dhe furrave të bukës gjatë kësaj periudhe pandemie.

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 sa i përket shërbimit Delivery, Allaraj tha se koshat e motorrave kanë një material specifik lehtësisht të pastrueshëm.

Në këtë kohë pandemie, qytetarët kanë kërkuar që ushqimet të dërgohen në banesat e tyre dhe ekziston shërbimi delivery. Trupat inspektuese kanë qenë në terren dhe kanë monitoruar në vazhdimësi, koshat kanë një material specifik që është lehtësisht i pastrueshëm. Janë këshilluar për mbajtjen e maskave, dorezave edhe si të pastrohen këta kosha. Shërbimi përmes motorrave është ushqimi i gatshëm, i ambalazhuar, paketimi është me certifikatë sigurie.

Nese flasim për covidin, s’kemi asnjë statistikë që përhapja e covid-19 bëhet përmes ushqimit, por kjo nuk do të thotë që të ulim vegjilencën. Janë këshilluar që të përdorin higjenën, operatorët e biznesit ushqimor janë të interesuar të pasrtojnë koshat, nuk kemi patur asnjë denoncim për ndonjë person të helmuar nga kontaminimi i ushqimit. Motorrët kanë një tip termusi që ruan ushqimin në temperaturë të caktuar. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar kanë qenë në terren që ditën e parë që vendi kaloi në pandemic. Kemi asistuar te operatorët ushqimorë, në tregje, furra buke dhe markete, që tregtojnë produkte ushqimore. Është parë e arsyeshme edhe heqja e sharrave të bukës, pasi në pikën 15 të Aktit Normativ parashtrohet se cfarë mund të kontaminojë një produkt. Aty përfshihet edhe thika e bukës dhe kemi marrë masa ndaj atyre që vijojnë t’i përdorin sharrat në furra buke”-tha Yllka Allaraj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH