Ditën e sotme autoritetet kanë shembur Cirkun Kombëtar që ndodhej në afërsi të qendrës së Tiranës, pasi trualli ku ishte ngritur çadra do i rikthehet pronarit.
Euronews Albania ka siguruar pamje nga momentet e shembjes së çadrës së cirkut, ku shfaqen punëtorë që kanë nisur punën për heqjen e materialeve.
Në muajin korrik, Zyra e Përmbarimit, kërkoi uljen e çadrës dhe lirimin e truallit ndaj pronarit, si dhe vendosi bllokimin e buxhetit të cirkut.
Vendimi që Cirku Kombëtar të lirojë truallin është marrë nga gjykata pa qenë prezente përfaqësia e tyre.
Sipas artistëve pala mbrojtëse, në këtë rast Ministria e Kulturës nuk ka pasur informacion për mbajtjen e seancës gjyqësore mbi pronësinë e truallit ku ndodhet çadra e Cirkut.
Për këtë vendim artistët nisën edhe një shkresë zyrtare në Kryeministri dhe Presidencë.