Politikë

Shehi: Kush ka lekë del nga burgu, shefat më të korruptuarit

Shkruar nga Liberale
Shehi: Kush ka lekë del nga burgu, shefat më të korruptuarit

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka folur ditën e sotme për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka komentuar deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me arrestimin e sekretares së përgjithshme të kësaj ministrie, e cila tha se është “përgjegjësia është personale”.

“Këtu korrupsioni është bërë i përditshëm, por numri i madh i këtyre nëpunësve që kapen, tregon se e sa nuk arrijnë të kapen. Duhet të bëhet një punonjës, një polic pastaj. Qeveria ka gjetur justifikim banal, ‘përgjegjësia është personale’. Janë të lidhur, një pjesë e parave hipin sipër. Sepse s’ka logjikë që të thuash që ‘nuk di gjë’. Sepse korrupsionin në administratë në radhë të parë e mbajnë shefat. Ministrja e Shëndetësisë nuk mund të vejë në detyrë njerëz të korruptuar.”- tha kreu i LZHK në një intervistë në News 24.

Lirimin nga burgu dhe shlyerjen e kohës së mbetur në liri me kushte të Saimir Tahirit, ai e cilëson si të padrejtë.

“Kush ka para del nga burgu… fëmijë e gra të sëmurë kanë të gjithë”, tha ai.

Duke folur për situatën brenda opozitës, Shehi tha se duhet një lidership i ri në krye të saj, duke përjashtuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Unë kam thënë se as Berisha dhe as Basha nuk mund të jenë më në krye të opozitës. Lodhet populli dhe realiteti i fundit e tregoi, përtej vjedhjes, përdorimit të administratës, etj.”- u shpreh Shehi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH