Globi

Shantazhonte vajzat duke i kërcënuar se do u publikonte foto intime, burgim të përjetshëm për 24-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Shantazhonte vajzat duke i kërcënuar se do u publikonte foto intime,

Një oficer policie britanik, i cili iu afrua dhjetëra vajzave të mitura dhe i bindi ato të shpërndanin foto të pahijshme me të përmes Snapchat, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Leëis Edëards, 24-vjeç, u deklarua fajtor për 162 akuza për abuzim seksual të vajzave nga mosha 10 deri në 16-vjeç. Sipas prokurorisë, punonjësi i policisë ka shantazhuar viktimat e tij, duke i kërcënuar se do i ekspozonte.

Edëards pozoi si një djalë i mitur dhe synoi më shumë se 200 vajza nga viti 2019 deri në shkurt të këtij viti. Ai manipuloi viktimat e tij për t’i dërguar atij foto intime. Edhe pse disa nga vajzat iu lutën të ndalonte, ai kërkoi më shumë foto dhe bëhej gjithnjë e më kërcënues.

Disa nga fotografitë janë bërë gjatë detyrës në Uellsin e Jugut. Pas arrestimit të tij, kolegët e tij që hetonin rastin zbuluan pajisje elektronike të enkriptimit si dhe një “manual” zhvatjeje.

 

Poll
SHQIPENGLISH