Tre policët e Kosovës, të rrëmbyer nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë.
Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: “Prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”.
Ende nuk dihet kohëzgjatja e paraburgimit.
Qeveria e Kosovës pretendon se policët janë rrëmbyer, pasi, sipas saj ata janë arrestuar në territorin e Kosovës.
Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj. Tre policët u morën të premten në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.